Për shkak se gjate 4-5 muajve studentet, sidomos ata të master nuk i përdoren shërbimet e universitetit, si bibliotekat, ambientet universitare, ujë, drita, etj, ata kanë kërkuar reduktim tarife, duke qene se për të ndjekur mësimin online kanë shpenzuar edhe para shtesë për internetin. I pyetur nëse rektorati ka menduar reduktim të tarifave për studentët, Rektori i UT, Artan Hoxha deklaroi se nuk do të ketë reduktim të tarifave dhe se vetëm pak ditë më parë Senati i UT ka konfirmuar që dhe këtë vit do të jenë tarifat e vitit të shkuar.
Në nuk kemi pasur reduktim të shpenzimeve. Studentët i kanë përdorur më pak auditoret por ne i kemi përdorur auditoret dhe kemi shpenzuar për mbajtjen e auditoreve dhe kemi shpenzuar për dezinfektmin e tyre. Nuk është se ne kemi ulur kostot e shpenzimeve universitare edhe mësimi në distancë ka pasur kosto. Prs ai përket tarifave të studentëve pakti për universitetin i kanë reduktuar studentët e vitit të parë në detyrimet që ata kanë ndaj Universitetit. Gjysma e tyre përballohet nga shteti, një pjesë e studentëve përjashtohen nga tarifat e Universitetit. Diskutimi është për studentët e nivelit të dytë të masterit. Senati i UT ka marrë vendim ku ka konfirmuar tarifat e vitit të shkuar ka bërë një ulje tarife regjistrimi për studentët e nivelit të dytë master, e cila për ta mund të mos jetë shumë e ndjeshme por për Universitetin janë 50 milionë lekë."- tha Rektori Hoxha.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel