Report TV - Naftëtarët në grevë: Na mbështet i gjithë Ballshi! Askush nuk i ka dëgjuar kërkesat tona

Report TV 2020-12-23

Views 1

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv një nga naftëtarët e Ballshit grevistë tha se askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre ndërsa shtoi se familjet e tyre dhe i gjithë qyteti i mbështet.

Ata kanë dy kërkesa, ndërsa sqaruan se pavarësisht vështirsive po mundohen të ruhen edhe nga virusi.Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona" - tha një prej naftëtarëve.

Share This Video


Download

  
Report form