Prangoset 'Lypeni' në Tiranë, Lajden Kadilli i akuzuar edhe për 3 tentativa vrasje

Report TV 2020-12-23

Views 0

Një operacion i kryer nga skuadra operacionale të policisë Durrës dhe ajo e Tiranës, ka mundur të arrestojë në kryeqytet, Lajden Kadellin, njeriu që rezulton të jetë përfshirë në 11 ngjarje kriminale, por çuditërisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim. I konsideruar nga uniformat blu me nofkën ?Lypeni?, pasi është shpallur shumë herë në kërkim dhe nuk është arritur të kapet, Kadelli, mësohet të jetë arrestuar vetëm mesnatën e djeshme (29 shtator), në ambjentet e kompleksit ?Delijorgji? në Tiranë.

Policia në rrugë operative kishte pikasur se jetonte në këtë zonë, dhe mbrëmjen e djeshme një grup agjentësh, kanë vendosur të ndërhyjnë me qëllim arrestimin e tij. Por Lajden Kadilli, ka ?nuhatur? lëvizjet e shpeshta të agjentëve dhe menjëherë është shkëputur, duke ju larguar me vrap.Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë ?Shqiponja?. Lajden Kadilli, është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe rezulton të jetë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Kreshnik Braho, në momentin kur është sulmuar me armë ka qenë në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin në makinë me babain e tyre, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ngjarja është regjistruar në muajin gusht 2019. Që prej kësaj date e deri pasditen e djeshme, Lajden Kadilli, figuronte si person me kartelë të ?Kuqe? në regjistrat e policisë kriminale.

Një muaj pas kësaj ngjarje dhe shpalljes në kërkim, Lajden Kadilli, në 11 shtator 2019 sërish shpallet në kërkim, por këtë herë me vendim të gjykatës së Tiranës. Vendimi për shpalljen në kërkim të Kadillit është marrë nga gjyqtari, Altin Abdiu, pasi prokuroria e Tiranës e akuzon 27-veçarin për ?Vrasje me paramendim? mbetur në tentativë në dëm të Gentian Rrahmanit dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit?.

Share This Video


Download

  
Report form