#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #FatmaMethasani #AlfioRrotani
Në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë e ftuar moderatorja Fatma Methasani e cila prej 8 muajsh është bërë mama për herë të parë dhe ka nisur një etapë krejtësisht të re në jetën e saj. Fatma ka sjellë në jetë djalin e saj të quajtur Noah. Gjatë emisionit, ajo ka folur më gjatë për emocionet e të qenit nënë për herë të parë.
Rudina Magjistari: Pse i keni vënë emrin Noah?
Fatma Methasani: Ne ja kemi gjetur emrin në muajin e fundit. Unë isha 9 muaj dhe ne nuk kishim një emër. Unë e gëdhija me prindërit e Alfios duke shfletuar libra për t?i gjetur emër. Unë me Alfion jemi një çift paqësor nuk para zihemi shpesh. Në muajt e fundit të shtatzënisë ziheshim më shumë se asnjëherë tjetër dhe arsyeja ishte emri i Noah-s. Unë jam shumë e dhënë pas emrave shqip, kisha krijuar një listë të emrave shqip dhe për dreq të gjitha emrat e bukura që kam gjetur nëpër libra dhe romane ishin emra gocash. Kisha bërë një listë me emra shqip, por duke qenë së prindërit e Alfios jetojnë në Itali, Alfio poashtu ka jetuar shumë vite në Itali, emrat shqip i thonin me një theks më ndërkombëtar.
Pasi diskutuam jo ky emer më pëlqen jo ky emër nuk më pëlqen, erdhi një ditë në shtëpi dhe më tha unë e kam gjetur emrin dhe nuk dua diskutime. Tha emrin Noah, e kam pyetur pse ky emër dhe më ka thënë ashtu më erdhi është diçka organike dhe u vendos që do e ketë Noah. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/