Vjehrri i Lefter Zhidrus, Isuf Koni ka mohuar se 71-vjeçari punonte në uzinën e demontimit të armëve siç ishte pretenduar më parë.
Ai thotë se në vitet 90', 71-vjeçari ka sjellë nga Greqia dhe Rumania makineri zejtarie.
"Ai më tregonte që nga puna që kishte bërë në fermën e Vrinës, zejtorist përpara viteve 90'. Më pas ka ikur në Greqi e Rumani për të marrë kombajna, makina lidhëse kashte dhe i solli në Xarrë. Në 1996 vjen në Elbasan dhe banda e Cërrikut i djegin aron. Aty është konfliktuar fizikisht me bandën Thuhej që ka punuar në mjekës. Nuk ka punuar kurrë. Përsa i përket 3 motrave të Lefterit i kam takuar disa herë. Vllezërit nuk i kam parë. Ai njeri ka qenë punëtor dhe punonte me djersën e vetë. Për këtë çështjen e armës unë kam qenë disa herë atje dhe nuk kam parë asnjëherë. Se si erdhi dhe nga erdhi nuk e dimë. Kur merrte furnizim unë nuk e kam parë kurrë. Po të ishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten, do ishin ndarë më parë. Kjo është për të mbuluar atë që ndodh në vendin tonë. Gjithë shkaku i kësaj. Ai i ka dosjet me dengje. Elbasani nuk merrte masa" - tha Koni.