Në çadër prej 8 muajsh, qytetari n'Kurbin: Kush pyt o vlla, kush pyet? Po rrimë me minjtë e me macet

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj pas tërmetit që iu shkatërroi shtëpitë.

Ata vazhdojne të jetojnë në kushte të rënda në çadër.

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkelzen Ukës.

Sipas tij, shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe është për rindërtim, por në bashkinë e Kurbinit askush s?i jep as përgjigje, e jo më zgjidhje.

?Kush pyt o vlla, kush pyt. Të shkosh dhe në bashki s?pyt kush, hala ska ardh thotë informacioni për shpi e asigjo?, thotë Shkelzeni, i cili jeton në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda e që duhet të presë dimrin pa asnjë shpresë.

Shkëlzen Uka: Unë quhem Shkëlzen Uka, banor i Shpërdhetit. Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-cader-prej-8-muajsh-qytetari-ne-kurbin-kush-pyt-o-vlla-kush-pyet-po-rrime-me-minjte-e-me-macet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS