Rama- Ligës së Futbollit: Gjuha e bojkotit nuk ka funksionuar asnjëherë me mua, s'kemi asnjë detyrim

Report TV 2020-12-23

Views 0

"Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë iniciativa si s'ka bërë askush më parë. Kjo nuk funksionon, jemi dakord që për një periudhë starti pa taksa për të formalizuar taksat, ne e dimë që futbollistët s'paguhen 230 mijë lekë si pastruese dhe marrin shumë më tepër, marrin mijëra euro dhe nuk mundet dot t'u themi që për 10 vjet s'keni taksë në një botë ku Messi dhe Ronaldo përfundojnë në gjykatë për taksat. Patjetër një lehtësi fillestare, një TVSH 6^ për investimet në sport, historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube parat që i detyrohen shtetit si pronarë të aktiviteteve të tjera nuk kalon, as historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë, jemi gati për të gjitha por ka ardhur koha që mbështetja e bashkive direkte për klubet profesioniste të kalojnë në mbështetje për sportin, fëmijët. Habiten që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojtkoi. Mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, ata me qeverinë thjeshtë duhet të bashkëpunojnë, nuk kemi detyrime ndaj futbollit profesionistë, nëse mendojnë që mund ta mbajnë futbollin me ngastra ku hidhet top, e nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë janë të pavarur por jo me ne", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form