Lajme Arkiva 2000
Ish Kryeministri Majko i ka vlerësuar të suksesshme zgjedhjet lokale në Kosovë sepse shqiptarët sipas tij i dhanë përgjigje Komunitetit Ndërkombëtar se janë të aftë të krijojnë shtet. Majko ka komentuar për Tv Klan humbjen e Thaçit dhe fitoren e Rugovës.
"Unë mendoj që Thaçi në fakt po t'a shikosh nga pikëpamja elektorale nuk mund të quhet se UÇK-ja e dikurshme apo partia e Thaçit e sotmja, apo segmente të tjera të UÇK-së janë kthyer në parti. Mund të konsiderohen si një humbje elektorale. Në fund të fundit UÇK ka qenë një lëvizje në thelb reaksion, rezistencë e vërtetë e një kombi karshi veprimit luftarak të një shteti tjetër dhe tani ai po kthehet në një parti. Është herët të thuash që një parti mund të kthehet për një vit apo për dy vjet, prandaj dalja në vendin e dytë e partisë së Thaçit mendoj se në thelb përbën një sukses pasi në një mënyrë apo tjetër ka perspektivën që kjo parti të jetë një nga pretendentët kryesorë në skenën politike të Kosovës. Nga ana tjetër mendoj që fitorja e Rugovës në thelb vërtetoi se në një mënyrë apo tjetër , se tani kemi të bëjmë me një fazë të re të politikës së Kosovës ku në fund të fundit po fillojnë të veprojnë mekanizma normale të jetës politike në një vend të caktuar."/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/