Uniko - “Shpirti i tij dhimbte”, motra e Lefter Zhidru: Fola me vellain dy here ne telefon

RTV KLAN 2020-12-23

Views 1

Maria Siveri, motra e të ndjerit Lefter Zhidru që u vra nga policia në Elbasan më 24 Shtator, ka folur ekskluzivisht për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus.

Për herë të parë, ajo ka treguar se kishte folur në telefon me 71-vjeçarin Lefter Zhidru ditën e ngjarjes, kur ai ka qenë i rrethuar brenda banesës nga forcat RENEA.

Sipas Marias, ajo kishte komunikuar dy herë me Lefterin. Maria ka treguar edhe bisedat e fundit me të vëllain e saj.

?Unë fola dy herë me Lefterin atë ditë. Ai ishte shumë i stresuar. Shpirti i tij dhimbte kaq shumë sa nuk e ka njeri idenë në këtë botë. Floresha t?i japi të vërtetat kështu si kanë qenë dhe si janë bërë. Deri sa doli nga shtëpia edhe thotë për burrin që do më vrasi, a çfarë tha në polici se një diçka të tillë ka thënë që erdhi policia rrethoi pallatin, ajo duhet të japë një përgjigje. I thashë, Lefter, të keqen motra qetësohu. Nuk qetësohem dot. 71 vjeç ishte, sëmundje, sheqeri i kishte vajtur 500, tensionin e kishte. Më dridhet trupi thoshte, nuk flas dot se më ikën zëri. Kemi një merak të madh, nuk e ndihmoi policia, nuk e ka ndihmuar asnjë qime floku policia, Lefterin tonë?.

Maria ka thënë se policia duhet të kishte shmangur vrasjen e vëllait të saj dhe duhet ta kishte parandaluar këtë ngjarje të rëndë.

?Një plumb e morëm në zemër nga vdekja e Lefterit, kurse plumbin tjetër e kemi marrë nga gjithë këto thënie të padrejta dhe gënjeshtra. Nuk qëndron asgjë nga ato që kanë thënë për Lefterin tonë. Ka punuar që i vogël. Kishin mundësi ta gjenin se çfarë ndodhi. Kishin mundësi që mos të lejohej nga Policia e Elbasanit që vëllai jonë të arrinte deri në këtë fazë. Se u kishte kërkuar ndihmë shumë herë. Edhe kur i thyen makinën ata të pallatit. Edhe kur i vodhën dyqanin që kishte mallin e tij me pulla. Edhe Policia e Elbasanit nuk i mori për bazë ato që kishte bërë kërkesë ai që ta dëgjonin edhe ta ndihmonin?.



#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form