#rtvora #rtvoranews
I ftuar në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ambasadori Soreca ishte më i drejtpërdrejtë se sa ambasadorja Yuri Kim në deklaratat e saj.
Koka tha se në raport me Bashën kanë reaguar duke i lënë topin në fushë, por kur vjen puna te Rama ia lënë nderit të shqiptarëve.
Bledian Koka: Soreca ka qenë më i drejtpërdrejtë ditën e sotme se sa Yuri Kim, edhe pse marrëveshja është firmosur në rezidencën amerikane. Kim thotë se nuk e ka firmosur atë marrëveshje. Ata kur ka qenë puna për t?i hedhur topin në fushën e Bashës, atëherë kanë pasur qimen në gjuhë, por kur vjen puna të Rama, ka gjithmonë një rrotullim gjuhe, ose ia lënë në derë shqiptarëve. Se çfarë nderi ka Rama në raport me marrëveshjet ne e kemi parë. Gjithë marrëveshja që është draftuar me ndërhyrjen e amerikanëve, është hedhur në koshin e plehrave. Por sot duket se strategjia e Ramës ka shkuar pak për dreq pasi EPP, që është një nga organizmat të vendimmarrjes kryesorë të asaj që duam ne, anëtarësimit në BE. Ndoshta duhet të presim edhe një reagim nga zonja Yuri Kim, që me marrëveshjet e miratuara edhe me bekimin e SHBA-ve, nuk mund të luhet.
Për Kokën Rama është mësuar që t?i përdorë njerëzit dhe prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit ia do t?ia lërë në dorë Gjiknurit.
Bledian Koka: Rama është mësuar që t?i përdori njerëzit, ashtu sikurse përdori Donika Prelën që mbylli dosjet që shqetësonin mazhorancës dhe në fund iu fut shqelmi dhe nuk është më në drejtësi. I njëjti fat do ta pësojnë edhe Gjiknuri dhe Ulsi Manja që po përdoren nga Rama. Ky kryeministër i keqpërdor njerëzit edhe më kosto të ndërkombëtarët, sepse Gjiknuri ka halle edhe me dosjen 184. Ashtu sikurse nuk ka dhënë llogari për koncesionet e se ia ka dhënë Beqajt, ashtu sikurse inceratorët i ka dhënë përgjegjësinë Ahmetajt, edhe për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit do t?ia lërë Gjiknurit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/koka-ambasadoret-te-emocionuar-nga-sharmi-i-batutave-te-rames-po-perdor-mekanizmin-qe-perdori-ne-vitin-2017/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv