Juri Kim: Mbani fjalen e dhene me 5 Qershor | Lajme-News

RTV KLAN 2020-12-23

Views 5

Marrëveshjen e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, Ambasadorja Amerikane e quajti një çështje nderi. Ndërsa kujtoi firmat që u hodhën mbi dokument, kryediplomatja amerikane ftoi palët të mos devijojnë nga konsensusi.

?Ata që nënshkruan 5 Qershorin mos të devijojnë! Çdo parti që ka nënshkruar atë letër duhet të mbajë fjalën, është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 Qershorin. Pritja ime është që 5 Qershori do të respektohet. Nëse palët do të bien dakord për masa të tjera pas saj, ne do i mbështesim.?

Ambasadorja amerikane mirëpriti edhe draftin e opozitës dhe tha se ishte e kënaqur që mazhoranca do ta merrte në konsiderate.

?Jam e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e saj për të vazhduar përfaqësimin e popullit dhe për të qenë e angazhuar. Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë partitë të sjellin propozime që janë reale. Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim. Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i NATO-s dhe që kryeson OSBE-në.?

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca bëri thirrjet që palët t?i përmbahen marrëveshjes së 5 Qershorit dhe se çdo ndryshim i Kodit Zgjedhor të bëhet mbi frymën e kësaj marrëveshjeje, pasi të diskutohen dhe të dakordësohet me të gjitha palët në Këshillin Politik, përpara se të miratohet në parlament.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form