#rtvora #rtvoranews
Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut me votat e PS dhe deputetëve të pakicës kanë shkaktuar debat mes politikës brenda dhe jashtë parlamentit.
Madje socialisti, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, me ironi në Komisionin e Ligjeve ku nisi shqyrtimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor, u shpreh se hapja e listave dhe heqja e koalicioneve në Kushtetutë tronditi politikën.
Damian Gjiknuri: Me ndryshimet kushtetuese, ra tradita. Ndodhi një ngjarje e madhe. Ndodhi një tërmet politik, ndryshoi kushtetuta. Ndryshimi i kushtetutës prishi një traditë. Prishja e një tradite do të thotë që natyrshëm që ligji zgjedhor dhe të respektojë ndryshimet e reja. Kjo tregon që fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Ndryshimi i kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së formulës së koalicioneve siç ka qenë i parashikuar në kodin zgjedhor të kushtetutës së mëparshme.
Edhe pse u ngrit një grup pune nga Komisioni i Ligjeve për të patur një draft të përbashkët, Damian Gjkinuri, nuk ka arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare, për këtë arsye u prezantuan 4 drafte të ndryshme.
Damian Gjiknuri: ?Kushtetuta nuk e njeh më termin koalicion, por praktika e vendeve europiane dhe demokratike nuk mund të pengojë lirinë e organizimit të konkurimit të përbashkët të disa forcave politike. Në propozimet e kodit të ri zgjedhor, është parashikuar që partitë të kenë mundësi të krijojnë aleancat e tyre, duke mbajtur definicionet në fuqi. Sistemi i kaluar kishte mbyllur listat dhe kishte hapur partitë. Po të kishte listë të hapur, ishin partitë politike brenda një koalicioni që konkuronin ndaj njëra-tjetrës. Kjo krijon pabarazi, sepse me formulën e sotme të kesh lista të hapura dhe parti të hapura brenda koalicioneve, krijohet një deformim i vullnetit të zgjedhësit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/termet-termet-gjiknuri-shkakton-te-qeshura-ne-kuvend-te-ndryshojme-kodin-zgjedhor/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv