Spanja, Franca dhe Gjermania e kanë shkrutuar kohën e pritjes për daljen e përgjigjes në rastet e dyshuara për Covid. Skema e testimit nuk fillon me PCR që kërkon të paktën 8 orë për t?u analizuar, por me testin e antigenëve, rezultati i të cilit merret në disa minuta.
?Kemi filluar të avancojmë me ato që quhen teste të shpejta dhe teste që kemi futur në Madrit dhe zonën e Katalonjës është test i shpejt që janë antigjenët, ky është një test i ngjashëm me PCR, që merret nga hunda dhe analizohet dhe përgjigja del për 15 minuta në këtë test ne nuk shohim strukturën gjenetike siç e shohim në PCR te Covid 19 por shohim proteinat që janë në sipërfaqe dhe duke matur proteinat ne mund të diagnostikojmë jo me garancinë e PCR që ka Covid apo jo?, thotë Kida Sallabanda, mjek në Spanjë.
Krahas shpejtësisë testi i cili shërben në rastet që kanë shfaqur shenja të sëmundjes, ka dhe një kosto disa herë më të lirë se tamponi. ?Në Spanjë ky test vlerësohet me 5 Euro kur PCR shkon 100 Euro?, shton mjeku.
Ky është aktualisht testi më i shpejt në botë që identifikon koronavirusin tek pacientët me simptoma. Në Shqipëri testimi i personave të dyshuar bëhet nëpërmjet tamponit përgjigja e të cilit varion nga 1 deri në 4 ditë. Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për televizonin Klan se Shqipëria do të vleresojë për të përfshirë çdo test të certifikuar dhe të sigurt.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/