Artan Shkëmbi, një prej drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kreu i Operacionit Forca e Ligjit, është pezulluar nga detyra. Shkëmbi dyshohet se ka nxjerrë sekretin hetimor dhe ka marrë pjesë në afera korrupsioni.
SPAK prej muajsh po e hetonte Artan Shkëmbin, pas disa informacioneve që kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Nga hetimet ka rezultuar se kreu i OFL ka bashkëpunuar me disa persona të cilësuar si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri, duke nxjerrë informacione.
Për këtë shkak Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullimin e tij nga detyra, ndërkohë që Policia e Shtetit i ka komunikuar atij largimin e përkohshëm.
Burime nga Policia e Shtetit thanë se sinjalizimet për hetimin e Artan SHkëmbit kanë ardhur nga partnerët e huaj, por nuk specifikuan çfarë ka bërë konkretisht kreu I OFL.
Prej muajsh OFL u ka dërguar formularin për të justfikuar pasurinë personave që kanë qenë të dënuar, por gjatë kësaj periudhe ka dyshime se disa prej tyre janë favorizuar si dhe është nxjerrë sekreti hetimor.
Më herët Artan Shkëmbi ka kaluar vetingun në polici, ndërsa tani do përballet me akuzat e rënda të SPAK.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/