Top News - Covid 19 në vjeshtë/ Apeli i fortë i mjekut Tritan Kalo

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Mjeku Tritan Kalo kërkon që qytetarët të rrisin vigjelencën dhe të shtojnë kujdesin, pasi virozat e vjeshtës e përkeqësojnë situatën. Sipas tij, vjeshta mbart jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars Cov29, por së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre me koronavirusin.
Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej koronavirusit, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve ? thotë mjeku Kalo, që prej muajsh është në vijën e parë të luftës ndaj këtij virusi të rrezikshëm.

Duke hedhur poshtë versionin se virusi prek vetëm të moshuarit dhe jo moshat e tjera, mjeku apelon për të shtuar kujdesin, pasi edhe infeksionet virale stinore shoqërohen ose me prekjen e rrugëve respiratore, ose prekje të traktit tretës.

Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata ? shkruan mjeku Kalo në një status të gjatë në facebook.

Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars Cov 2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962. Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe lodhje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TritanKalo#Apeli#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form