Nga data 1 tetor Ministria e Shëndetësisë dhe task-forca anti-covid kanë vendosur që të hapin ambientet e mbyllura dhe të brendshme të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? specialistja e ISHP Rovena Daja tregoi masat e marra për sigurinë e qytetarëve ndërsa shpejgoi dhe arsyen përse është vendsosur që të hape vetem baret dhe restorantet ndërsa akoma do të qëndrojnë të mbyllura lokalet e natës:
?? Problemi është që ato janë vende shumë të rrezikshme, sepse ambientet janë shumë të mbyllura, dyert qëndrojnë të mbyllura, njerëzit qëndrojnë për disa orë brenda, atje konsumohet alkool, njerëzit qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit duke kënduar, kërcyer dhe spërklat e pështymës përhapen kudo. dhe mundësia e infektimit është jashtëzakonisht e madhe. Edhe në vende të botës është provuar, janë hapur janë mbajtur për disa javë, numri i rasteve është rritur shumë tek moshat e reja që I kanë frekuentuar dhe janë mbyllur sërish?? u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo tha se mbyllja e lokaleve të natës është një problem mbarë botëror dhe nuk është vetëm në Shqipëri. Por sipas saj, qëndrimi në një restorant për të darkuar do të thotë qëndrim me dy tre veta dhe për një periudhë jo më shumë se dy, tre orë ndërsa në lokalet e natës ndodh e kundërta. ?
?? Por edhe për baret dhe restorantet kujdesi duhet të jetë maksimal, sepse po hapen por nëqoftëse rastet do të rriten edhe mund të mbyllen sërish?? u shpreh ajo, duke theksuar edhe njëherë tjetër, që hapja mund të mos jetë përfundimtare, por masat mund të ndryshojnë sërish në varësi se si do të vijojë situate, duke theksuar kështu se zbatimi i rregullave për higjenën është tashmë një kusht I panegociueshëm për gjithë bizneset.