http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 muaj nga pandemia e koronavirusit, kriza ende nuk e ka treguar agresivitetin e saj, sa i përket shifrave të bizneseve të mbyllura. Ndonëse ky fenomen tashmë evident në mbylljet e shumë dyqane të dhënat që vijnë nga administrata tatimore tregojnë se si bizneset e çregjistruara ashtu edhe ato që kanë kaluar në status pasiv janë më të ulëta se një vit më parë. Duke ju referuar të dhënave rezulton se për periudhën janar-gusht të këtij viti janë 1300 biznese më pak te çregjistruara.2020-15192019-2824E njëjta tendencë vërehet edhe të ato biznese që kanë kaluar në status pasiv. Rreth 1000 më pak. 2020-56422019-6626Por teksa biznesit ankohet për rënie deri në 50 % të xhiros, si mund të shpjegohen këto shifra. Ekspertët thonë se edhe kalimi në status pasiv edhe çregjistrimi janë një kalvar i gjatë procedurash ku biznesi duhet të shlyejë gjitha detyrimet dhe më pas të kryejë mbylljen. Është kjo një nga arsyet pse kriza e pandemisë nuk reflektohet me shifra. Nga ana tjetër sezoni turistik ishte një shpresë që bizneset të mund testonin ecurinë e mëtejshme të aktivitetit. Ndaj ekspertët i druhen faktit se deri në fund të vitit kriza e konsumit do të japë efektet parashikuara. Edhe në skenarin më optimist të qeverisë për një rënie ekonomike me 5% gjatë këtij viti, kostot do të bien edhe në mbylljen e bizneseve.