Situata e krijuar nga pandemia ka shtuar fluksin e inspektimeve, ndërkohë që vitin e kaluar një numër i konsiderueshëm inspektorësh janë pensionuar. Në Inspektoratin e Tregut ky numër është më shumë se 30, ndërsa në atë të Punës më shumë se 20. Në këto dy Inspektorate ende ka vende vakante, sepse deri tani përmes sistematizimit janë punësuar vetëm 13 në njërin dhe 10 në tjetrin. Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska -Grashkoska, thotë se masat e mara nga Qeveria për parandalim të përhapjes së pandemisë, kanë bërë që të lind nevoja për kontrolle shtesë, ndërkohë që në Inspektoratin Shëndetësorë janë të angazhuar vetëm 43 inspektorë në nivel republikan.