Gjatë inspektimit të disa bizneseve në Vlorë, kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me pronarët e bizneseve. Duke folur për zerimin e taksave dhe TVSH, Rama ka shtuar se "PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh"
Biseda e kryeministrit me pronarin e biznesit të akulloreve
Edi Rama: Si je, çfarë thonë akulloret?
Biznesmeni: Deri tani na kanë shkuar gjërat mirë
Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore?
Biznesmeni: Për të ngrënë nuk kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur
Edi Rama: Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t?ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t?ua rrisni pak rrogën.
Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, nga një kam bërë 3 lokale pas 5 viteve, kemi punë më shumë vendi është bërë shumë më mirë. Unë nuk shikoj ngjyrën PD-PS, por njeriun që punon.
Edi Rama: PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh