Report TV -Rama në Vlorë, takime me drejtorët dhe asamblenë e socialistëve/ E mira nuk ka fund

Report TV 2020-12-23

Views 0

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.Në një prononcim për mediat Rama ka thënë se ka ende punë për të përmirësuar shërbimin online.

"Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht", deklaroi Rama.

Përsa i përket kandidimit në qytetin e Vlorës, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë enigmë.

"Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë", tha Rama.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës. Ai tha se Berisha është një njeri që nuk duhet dëgjuar për shkak edhe të moshës së tij.

Share This Video


Download

  
Report form