Ky shtrëngim duarsh ndërmjet komandantit të forcave të armatosura Presidentit të Republikës dhe ushtarakut Bardhyl Kollçaku, i cili për tre vite mbajti postin e shefit të shtabit do të mbetet vetëm në arkiv.
Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s'ka patur asnjë dalje publike apo koment duke u rikthyer me një padi ndaj Presidentit dhe ministrisë së mbrojtjes.
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Bardhyl Kollçaku ka paditur në gjykatë Presidentin e Republikës dhe Ministren e Mbrojtës duke kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.
Është kjo padia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ndaj Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja Olta Xhacka të cilëve u kërkon të tërhiqen nga vendimet e marra.
Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.
Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht ?Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.