#rtvora #rtvoranews
Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke verifikuar 49 gjyqtarë në total për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, atë të Apelit dhe Gjykatën e Posaçme. Disa prej kandidatëve janë verifikuar por për pjesën tjetër nevojitet të kalojnë vettingun. KLGJ i bën thirrje institucioneve të vettingut të shikojnë me prioritet kandidatët që aspirojnë ngritje në detyrë në këto gjykata.
Këshilli i Lartë Gjyqësor po verifikon 49 gjyqtarë, të cilët kandidojnë për vende të lira në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e Apelit si edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
23 prej kandidatëve synojnë 11 vende të lira në Gjykatën e Lartë, 20 kandidatë vendet e lira në Gjykatat e Apelit, ndërsa 4 të tjerë synojnë të ngrihen në detyrë në Gjykatën e Posaçme dhe 2 të tjerë në Apelin e kësaj gjykate.
6 prej kandidatëve që kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë nuk i janë nënshtruar ende procesit të rivlerësimit, e për këtë arsye KLGJ kërkon nga organet vettingut vlerësimin e tyre me përparësi.
Ndërkaq, javën e ardhshme KLGJ do të shqyrtojë dy kandidatë për në Gjykatën e Lartë, të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat e rivlerësimit.
Në rast se ata emërohen, numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë do të arrijë në 5, çka plotëson kuorumin e nevojshëm që gjykata të jetë funksionale.
Ndërsa në gjykatat e Apelit janë hapur 20 vende, nga të cilat 12 pozicione në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, 2 pozicione në Gjykatën Administrative të Apelit dhe 6 pozicione në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/klgj-kalon-ne-filter49-gjyqtare-synojne-apelin-gjykaten-e-larte-dhe-te-posacme/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv