Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.
Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit ?Për Mbrojtjen Civile? njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.
?Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t?i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.
Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.
Në bashkëpunim me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë ? Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë ? Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç?ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç?ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.
Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.
Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilë...