Ora News - Xhaferraj: Me Ramën, Dakon dhe Çelën Durrësi është i braktisur edhe i vjedhur

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferraj denoncon atë që e quan skandal që lidhet me abuzimet e fondeve të rindërtimit.

Një godinë e në lagjen 1 e cila i ka rezistuar tërmetit rezulton e klasifikuar DS3.

?Të gjithë kemi qënë dëshmitar të protestave të banorëve të pallateve të klasifikuar me dëmtime DS3 që kishin frikë të shkonin në shtëpi, madje as nuk hynin dot në pallat për të marrë sendet shtëpiake. Ndërkohë që sot ju ftoj të shikon këtë pallat. Kuptohet menjëherë që kategorizimi si ?DS3? është bërë vetëm për të abuzuar me fondet e rindërtimit.

Nga verifikimet që ekspertë të fushës i kanë bërë objektit rezulton e qartë që kemi të bëjmë me një godinë krejtësisht të padëmtuar. Njëkohësisht, ju paraqes fakte nga godina të zonës së plazhit dhe lagjes 18, për të kuptuar se kemi të bëjmë me abuzim flagrante të fondeve të rindërtimit.?

Ambasadorja Juri Kim e dinte se me cfarë qeverie të korruptuar kishtë të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombetar.

Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë? shprehet Xhaferraj në një prononcim për median paraditen e sotme duke nënvizuar se me Ramën, Dakon dhe Çelën qytetarët e Durresit janë edhe të braktisur edhe të vjedhur.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/xhaferraj-me-ramen-dakon-dhe-celen-durresi-eshte-i-braktisur-edhe-te-vjedhur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form