TIRANË- Pandemia COVID-19, ka nxjerrë edhe një herë në pah se sistemi shëndetësor duhet të jetë ai që duhet të marrë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, për këtë arsye Ministria e Financave gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2019 do të ketë në fokus pikërisht këtë sektor. Në vëmendje do të jetë edhe sistemi arsimor.
Rritja e pagave me 40% për bluzat e bardha është hapi i parë i premtuar, por edhe shtimi i fondeve për shëndetësinë shikohet i domosdoshëm për staf më të madh dhe investimenë infrastrukturë. Edhe për mësuesit është premtuar rritje page. Sa do të jetë në gjendje shteti të zbehë efektin negativ të pandemisë?