Rama-Metës: Siç bën me Vjosën, duhet ta kishe mbrojtur dhe Valbonën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtimi të presidentit Ilir Meta për ndërtimin HEC-eve në lumin Vjosë, duke kërkuar edhe shpalljen si Park Kombëtar.Në një postim në ?Twitter?, kreu i qeverisë u shpreh se Meta duhet të kishte mbrojtur edhe Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë në kohën e PD-së.Sipas Ramës, vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë.?Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS