Dhunohet fëmija 18 muajsh! Gjyshja denoncon pronarin e çerdhes, 61-vjeçari mohon akuzat

Report TV 2020-12-23

Views 3

Gjyshja e një fëmije 18 muajsh ka denoncuar në polici pronarin e një çerdheje private në lagjen nr 8 të Durrësit, për dhunë ndaj të fëmijës.

Pronari i çerdhes "Kënaqësia" Gëzim Dervishi 61 vjeç i akuzuar dhe proceduar për dhunë ndaj fëmijës jep versionin e tij për këtë ngjarje.Ai e mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj foshnjës dhe megjithatë ka pushuar nga puna 3 edukatoret që kishte të punësuara.

Ai sqaron se fëmija kishte 3 ditë që ishte sistemuar në çerdhen e tij kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sqaron Dervishi, ndërsa denoncimi është bërë 3 ditë të shkuara.

?Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S?kam frikë fare. Mund t?ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha "me ke hyrë në hak kot". Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë "merre se qan". Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t?i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës s'i kam parë shenja dhune. S?kam parë as fotografi. E kam besuar që është dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S?kam pasur kurrë probleme, pyesni dhe prindërit e tjerë. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t?i bëj grafi. Dhe unë i thashw "meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t?i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori?, tha ai.

Ndërkohë që gjyshja ka deklaruar se ia ka lënë në dorë organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form