Trafik droge e armëmbajtje pa leje, 23 të arrestuar në orët e fundit

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Policia e Shtetit, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se në 24 orët e fundit ka arrestuar 23 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Në kudër të operacionit të zhvilluar në gjithë Shqipërinë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale policia sekuestroi armë zjarri dhe drogë.

Gjatë orëve të fundit janë sekuestruar tri armë zjarri (dy pistoleta dhe një kallashnikov), rreth 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, dy armë të ftohta dhe një armë gjahu, si dhe janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga dy persona me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, të cilët qarkullonin me armë zjarri, konkretisht 1 në Durrës dhe 1 Tiranë.

Janë goditur tri raste në fushën e narkotikëve, konkretisht: Në Krujë është vënë në pranga një person që kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri, në Bulqizë janë vënë në pranga dy vëllezër për kultivim dhe në Kurbin është vënë në pranga një shtetas, për kultivim e mbajtje të kanabisit në banesë.

Në Kamzë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti, duke vënë në pranga një shtetas, i cili gjatë konflikti qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi me të cilin kishte konflikt për motive pronësie.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 23 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 6 janë proceduar penalisht dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon me angazhimin e të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë, forcës së posaçme ?Shqiponjat?, FNSH-së, RENEA-s, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form