Përpara 6 vitesh Emina Cunmulaj ka humbur nënën e saj, emrin e së cilës ia ka vënë si emër të dytë vajzës së saj të madhe.
Humbjen e nënës së ndjerë e ka përjetuar shumë dhe mungesën e saj e ndjen ende dhe pse e konsideron tashmë si një ëngjëll që e shoqëron dhe bekon në çdo hap të jetës së saj.
E ftuar për një intervistë ekskluzive për emisionin ?Historia ime? në Tv Klan, ajo është përlotur kur është pyetur për nënën e saj të cilën e konsideron si njeriun më të fortë dhe me shpirtin më të madh në botë.
Emina Cunmulaj: Nëna ime është një engjëll që më ndjek gjithmonë me vete, kudo që shkoj. Është femra më e fortë në këtë botë. Ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijët, ndoshta shumë njerëz më thonë pse i bën ti këto gjëra, pse i ndihmon njerëzit, por unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në këtë botë.
Mirela Milori: Mami jot është kaq krenare për ty sepse e ka lënë atë shpirtin e bardhë ty dhe ti je një vajzë me shpirt kristal.
Emina Cunmulaj: Unë them ta kisha vetëm thojin e gishtit të këmbës siç e ka pasur ajo, por nuk e kam.
Mirela Milori: Unë mesa të njoh dhe mesa kam parë, di të them që ti ke një shpirt kristal. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/