#rtvora #rtvoranews
Një ditë pas ekzekutimit nga policia të 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, pas disa orë përplasje me armë me uniformat blu, gjendja psikologjike e bashkëjetueses Floresha Zhidro paraqitet e rënduar.
Para dyerve të banesës së saj ajo ka shpërthyer me akuza ndaj policisë dhe mediave, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largojnë kamerat nga shtëpia e saj.
?Do më jepni llogari për atë që keni shpifur, do më jepni llogari për atë që keni shkruajtur në media. Të mos ju shoh këtu me kamera. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, erdhët sot. Ikni kërkojani shtetit drejtësinë? ulëriti ajo.
Forcat RENEA e ekzekutuan 71 vjeçarin në banesën e ish bashkëshortes së tij në Elbasan.
Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.
Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen ?11 Nentori? ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Ish bashkëshortja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.
71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nje-dite-pas-ekzekutimit-te-71-vjecarit-ne-elbasan-ish-gruaja-shperthen-ne-akuza-ndaj-medias-e-policise-do-me-jepni-llogari/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv