Një javë më parë Fiks Fare solli fakte të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundonin mbi ligjin.
Të gjitha faktet e sjella në Fiks Fare vunë në lëvizje organin e akuzës të cilët në vijim të hetimit dhe pas transmetimit në emision të denoncimeve, shpallën në kërkim dhe arrestuan me datë 18 Shtator dy vëllezërit Ardian dhe Gjergj Gega për veprën penale "Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës". Për të njëjtën vepër është arrestuar edhe një përson me inicialet N.G. Për të tre këta shtetas prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg. Por gjykata la në arrest me burg vetëm Gjergj Gegën, dhe me arrest shtëpie Ardian Gegën dhe shtetasin me inicialet N.G. Vendimi i gjykatës është apeluar nga Prokuroria e Laçit dhe hetimet për këto ngjarje të rënda vazhdojnë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel