#rtvora #rtvoranews
Përfundon pas rreth 5 orës saga e përballjes mes Lefter Zhidru dhe Policisë, sulmeve me armë dhe negociata të dështuara.
Forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin në banesë ne lagjen ?11 nentori? në Elbasan.
Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.
Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen ?11 Nentori? ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Bashkëjetuesja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.
71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. I moshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.
Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerë sigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë u vendosën edhe snajpera.
Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhe disa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajti nën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mes Zhidrut dhe bashkëjetueses së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza e mitur
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/elbasan-qellohet-me-arme-zjarri-makina-e-policise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv