PS paketë ligjore për mbrojtjen e zgjedhjeve! Vjedhja e votës i kalon SPAK,ngrihet qendra e spiunimi

Report TV 2020-12-23

Views 14

Mazhoranca socialiste ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore për garantimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Një projektligj i propozuar nga deputeti i PS-së, Adnor Shameti, parashikon kalimin në kompetencë të SPAK të veprave penale të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore si dhe të korrupsionit zgjedhor, parashikuar në nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal. Nisma ligjore ndryshon Kodin e Procedurës Penale, duke zgjeruar kompetencat e SPAK në fushën e zgjedhjeve. Shumica socialiste thotë se me këtë ndryshim lista ndaj veprave penale zgjedhore do të ngrihet në një stad të ri, duke iu përgjigjur pritshmërie të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar, për të pasur rezultate të prekshme dhe të shpejta për cilindo që ndërhyn në fushën e zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form