RTV Ora - Maliqi: Krimi i bërë njësh me politikën, Lleshaj nëse është burrë të japë dorëheqjen

Ora News Emisione 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Një sërë ngjarjesh kriminale kanë ndodhur ditët e fundit në vend, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Për këtë arsye, deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe do të zhvillohet më 1 tetor.

I ftuar në ?RTV Ora?, Maliqi tha se realiteti është i hidhur, pasi nuk është Policia e Shtetit e paaftë përballë krimit, por është krimi i bërë njësh me qeverinë.

Lefter Maliqi: ?Duke qenë deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare prej 6 vitesh, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, arrij ta njoh situatën e rendit dhe krimnalitetn në detaje, dhe jo më kot javën e kaluar i kam kërkuar interpelancë uregjente ministrit Lleshaj, i cili e ka pranuar më 1 tetor. Unë do pasqyroj një realitet të hidhur për shqiptarët, për t?u bërë të ditur se nuk është Policia e Shtetit e paaftë, por është krimi i bërë njësh me qeverinë, i bërë njësh me drejtuesit politikë të ministrisë së rendit, të cilët kanë marrë peng Policinë e Shtetit, e përdorin psikologjisht dhe i bëjnë presion me vendet e punës.?

Maliqi shprehet se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen sepse është i paaftë dhe është përdorur politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Lefter Maliqi: ?Nuk kam asgjë personale me Lleshajn. Lleshaj mund të jetë shumë i mirë në fushën e mbrojtjes, por Rama e ka lënë zhveshur, e përdor. Rama emëron kë të dojë, drejtori i përgjithshëm nuk e pyet fare Ministrin e Brendshëm, e ka përdorur politikisht. Unë mendoj që do jetë në burrinë e tij që me 1 tetor të japë dorëheqjen kur të ketë interpelancën me mua. Nëse është malësor dhe burrë, sepse është përdorur politikisht dhe është i paaftë.?

Sipas Maliqit, 80% të punonjësve të Policisë së Shtetit janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

Lefter Maliqi: ?Policia e Shtetit, në dijeninë time, janë 80% janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale, jo vetëm për kushtet e tyre të jetesës dhe pagave minimale, që i kanë as gjysma e policëve të Kosovës apo rajonit, por edhe për shkak të përdorimit dhe dezinforimit që i bëjnë bandave kriminale e të fortëve nëpër qarqe, që janë të lidhur me mazhorancën.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/maliqi-krimi-i-bere-njesh-me-politiken-lleshaj-nese-eshte-burre-te-jape-doreheqjen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS