Lajme Arkiva 2000
Atlasi demografik i Shqipërisë më në fund do të shohë dritën e botimit në vitin 2002. Një projekt i përbashkët midis Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Tiranës dhe Institutit të Gjeoinformatikës në Gjermani, kanë filluar të punojnë sëbashku në Tiranë. Kordinatori i projektit për palën shqiptare Dhimitër Doka, thotë se:
"Është hera e parë që ne tentojmë të bëjmë një atlas demografik të Shqipërisë. Një atlas i tillë deri tani nuk ka ekzistuar në Shqipëri dhe është shumë i rëndësishëm të botohet sepse do të trajtojë një sërë problemesh që kanë të bëjnë me zhvillimet demografike dhe me zhvillimet sociale në Shqipëri."
Ky atlas do të përmbajë në radhë të parë numrin e popullsisë së Shqipërisë, dëndësinë, lëvizjet e brendshme të popullsisë nga fshati në qytet dhe shumë detaje të tjera. Ndërkohë që në fazën e parë do të shpenzohen 50 mijë deutschmarka dhe përfaqësuesi i projektit do të jetë Qendra e Zhvillimit Shkencor në Republikën Federale të Gjermanisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/