Në zbatim të vendimit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të datës 14 Shtator, u zhvillua mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Tre anëtarët e këtij grupi pune, deputetët Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente të artikuluara nga Grupi Demokrat. Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet e paraqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare. Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhe të rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e z.Lita, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KodinZgjedhor#TopChannel