Forca e Ligjit, gjykata konfirmon sekuestron per 152 pasuri | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

Nga 375 kërkesa që Operacioni Forca e Ligjit ka çuar për sekuestrim pasurie, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar të shqyrtojë vetëm 161 prej tyre. Burime nga Gjykata e Posaçme thanë se 214 kërkesa të tjera të OFL, nuk plotësonin kriteret dhe kushtet për t?ju bllokuar pasuria.

Për 152 kërkesa, aktualisht pritet vendimi që 40 pasuri të grupeve kriminale t?i kalojnë shtetit ose jo, ndërsa pjesa tjetër mbeten të sekuestruara.

Kryesisht janë toka, lokale, hotele, banesa dhe makina luksoze për të cilat Gjykata e Posaçme do të marrë vendimin nëse do i ngelen personave të dënuar, apo do administrohen nga shteti.

Mes pasurive që ndodhen të sekuestruara janë edhe ato të disa emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, duke filluar nga Elbasani, Tirana dhe Durrësi.

Ndërkohë për pjesën më të madhe të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria kanë vendosur t?i mos marrin parasysh duke ia kthyer policisë, me argumentin se nuk ka baza për t?i mbajtur të bllokuara disa pasuri, apo janë persona që nuk preken nga ligji për luftën kundër krimit të organizuar.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form