Shendet i mire, rregullo dhembet! (24 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

Lajme Arkiva 2000
Kush do të ruajë zemrën e tij, të mirëmbajë dhëmbët. Duket se goja mbetet porta nga ku hyn dhe del shëndeti. Sipas studimeve më të fundit, infeksionet e dhëmbëve dhe gojës në përgjithësi kanë pasoja të dëmshme mbi shëndetin dhe sidomos mbi zemrën. 2 mjekë të Universitetit të Maryland në SHBA tërheqin vëmendjen e kolegëve të tyre për të mos nënvlerësuar lidhjen që kanë dhëmbët me sëmundjet kardiovaskulare.
Në të vërtetë kjo lidhje nuk është e re për mjekësinë, por zbulimet më të fundit vlerësohen të rëndësishme për t'u diskutuar me të gjithë. Megjithëse këto të dhëna nuk janë përfundimisht të vërtetuara, përvojat e klinikave kanë sjellë përfundimin se infeksionet kronike të gojës janë faktor i pasojave të tjera në organizëm./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form