Top News - Konferenca e kryetarëve/ Kodi Zgjedhor, me 1 tetor në Kuvend

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit është mbledhur sot për Kodin Zgjedhor, ndërsa raportohet se do të futen në rend dite ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur që më 1 tetor të votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum. Nderkohe nje dite me pare, opozita ka paraqitur një letër që i kanë dërguar OSBE-ODIHR ku i drejtojnë 5 pyetje, për të cilat shprehen se kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë. Partia Demokratike pyet OSBE nëse mund të ndryshojnë rregullat e lojës ndërkohë që procesi zgjedhor ka nisur zyrtarisht.
Kuvendi bën te diturar se Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator-16 tetor.

"Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, shkruhet ne njoftimit e publikuar ne faqen zyrtare te kuvendit. Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka nënvizuar se miratimi i infrastruktrës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KodiZgjedhor#Kuvend#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form