Mungesa e investimeve ne sektorin e peshkimit - (22 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 7

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këtu në këto rasate, janë qindra e mijëra peshq të vegjël. Vezët e peshkut vendosen në vaska të mëdha dhe më pas mbahet derisa arrin peshën 10 gram. Më pas rasati nxirret që këtej dhe hidhet nëpër liqenet natyrale, artificiale dhe ujë mbledhësit e bujqësisë. Deri në vitet 1990, në Shqipëri ishin 34 ekonomi peshku, ndërsa tani kanë mbetur vetëm katër dhe të gjitha janë private.

Vitin e kaluar shteti bleu 5.4 milion lekë rasat, sivjet janë hedhur më pak se gjysma e kësaj shume. Sipas specialistëve, rezervat e peshkut në të gjithë vendin janë në kuotat më të ulëta, shkak është peshkimi pa kriter dhe mungesa e investimeve në këtë sektor. Sivjet rasatet janë planifikuar të lëshohen në liqenin e Fierzës dhe atë të Ulzës. Qëllimi është peshkëzimi i këtyre ujërave tashmë të varfëruara./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form