Report TV - Shkëlqim Hajdari: Partitë të heqin dorë nga politika e ping-pongut!

Report TV 2020-12-23

Views 1

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se klasa politike në Shqipëri duhet të heq dorë njëherë e mirë nga politika e ping-pongut pasi vendi po humbet shumë. I ftuar në emisionin "Repolitix", Hajdari u shpreh se edhe sot shoqëria shqiptarë nuk është e emancipuar pasi vijon të flasë për emra dhe jo për principe dhe ide. Hajdari tha se pritet që mbrëmja e sotme të sjellë zhvillime të reja në politike, pasi sipas tij përfaqësues të OSBE po zhvillojnë takime.

Hajdari tha se Basha duhet të reagojë dhe të sjellë në këshillin politik draft me propozime.Më vjen keq qe kemi vetëm një propozim nga PS. Opozita parlamentare duhet të flasë me një zë të bashkuar. Publiku do përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe garanci që vota e tij do të numërohet realisht dhe me ndryshimet që bëmë i lamë komisionet po politike. Politika shqiptare duhet t'i iki politikës së ping-pongut se kjo na ka marrë më qafë dhe ne jemi buzë një gremine shumë të madhe, po na ikën elita dhe rinia nga Shqipëria. Ne flasim për njerëz ça do Lulzimi, ça do kryeministri, ne nuk flasim për principe, nuk kemi një shoqëri të emancipuar. Përfaqësuesit kanë qenë në vështirësi. Çfarë bën opozita e madhe? Bën retorikë apo do ja çojnë me letër këto çështjet. Opozita kryesore që do listat 100 %, a do t'i çojë me shkrim? PS nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje vetëm. Betejën për koalicionet siç ishin, e ka humbur. Kjo mazhorancë ka sjellë referenca. Jemi në kohë. Sonte do të ketë zhvillime interesante. Ka takime me përfaqësues të  OSBE-në me sa di un", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form