I dërguari i Presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sjellë me vete përveç delegacionit ekonomik, një premtim: marrëveshja e arritur në Uashington do të kthehet në vepër.
Në takimin në kryeqytetin serb, diplomati amerikan theksoi se politika mund të presë, por ekonomia mund të bëjë të pakuptimta konfliktet politike. Në Beograd u firmos edhe hapja e zyrës së agjencisë amerikane për zhvillim.
?Na duhet kohë për këtë përgjegjësi që ta përkthejmë në vende pune. Fryma e marrëveshjes ka qenë se kur njerëzit të ndjejnë përfitimet e ecjes para me normalizimin ekonomik, grindjet politike dhe simbolizmat nuk do të jenë një prioritet?.
Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, theksoi se për Serbinë marrëveshja me SHBA është më e mira që prej 140 vitesh dhe kjo Serbisë i ka hapur dyert me Amerikën. Ku janë amerikanët, aty është e ardhmja.
?Ekonomia është çelësi për zhvillimin e rajonit. Shoh frikë te ata politikanë që duan të rrinë në vitet ?90 dhe kur të mos dalin nga kjo. Për veten time mendoj se kam dalë nga kjo epokë dhe prandaj mendoj se është me rëndësi kjo marrëveshje me SHBA-në?.
SHBA do të ndihmojë Serbinë të rindërtojë Shtabin e Përgjithshëm të bombarduar nga NATO. Kurse Grenell premtoi se Presidenti Trump do ta vizitojë Serbinë, por pa dhënë data.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/