Report TV - COVID-19 / Në Itali ka nisur vala e dytë, e pa shmangshme edhe në Kinë

Report TV 2020-12-23

Views 0

Në Itali vala e dytë e infeksionit nga koronavirusi ka filluar tha mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë për Report Tv. Përhapja e virust sipas Kapxhiut do ndikohet edhe më tepër nga rënia e temperaturave ndaj ai bëri thirrje për kujdes.

?Kemi marrë masa të jashtëzakonshme se me të vërtetë ka filluar një valë e dytë. Numri i të shtruarve në terapi intensive po rritet çdo ditë. Rënia e temperaturave në mënyrë drastike mund të krijoje shumë problem në përhapjen e virusit. Varet nga ne. Jemi ato që mund të parandalojmë virusin. Por edhe masat e marra nga qeveria. Siç kemi bërë ne. Para fillimit të shkollës të gjithë profesorët duhet të bëjnë tamponët. Nëse del pozitiv mbetet në karantinë shkolla ose klasa që ka qenë në kontakt me profesorin. Duhet me pas jashtë mase kujdes. Masat duhet të jenë të rrepta. Toleranca duhet të jetë zero për sa i përket mbajtjes së maskave, higjienës. Unë kam qenë dy javë në Shqipëri dhe kamë parë që asnjë nuk kishte frikë. Mundohesha të isha larg njerëzve. Shqipëria ndjek të njëjtat rregulla si Itali, por populli shqiptar duhet të ketë parasysh se sa më shumë mbrojmë veten aq më pak të infektuar do të ketë. Sa më shumë të jemi të distancuar aq më pak raste do ketë?, tha mjeku Genc Kapxhiu.Edhe Kina i druhet një vale të dytë të virusit në dimër. Sipas gazetarit shqiptar në Pekin, Edison Myrteza masat janë shumë të rrepta dhe infektimet e pakta, por shkak për shtimin e rasteve mund të bëhet importimi nga shtetet e huja. Myrteza dha dhe lajmin e mirë se 3 vaksina anti-covid të prodhuara në Kinë, do të jenë gati në fund të muajit nëntor.

Share This Video


Download

  
Report form