Vrasja e Baboçit! Gjykata lë në burg Klodjan Dacin, caktohet masa e sigurisë dhe për shokët e tij

Report TV 2020-12-23

Views 12

Gjykata ka lënë në burg Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazin, për vrasjen e 36 vjeçarit Armando Baboçi (Gjini) dhe plagosjen me armë zjarr të djalit të tij 19 vjeçarin Erald Gjini. Gjithashtu është vendosur detyrim paraqitje për Argit Kastriotin dhe Endri Cimon, të cilët akuzoheshin për moskallzim krimi. Enrik Tatazi do t'i komunikohet masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është i plagosur me një plumb në bark.

Vazhdojnë të jenë në kërkim për ngjarjen Florjan Daci, Enriko Gjini, vëllai i Armando Gjinit dhe Anxhelo Boçi, njeriu që i dorëzoi armën Dacit.Dy grupe u përplasën me njëra tjetrën ditën e premte (18 shtator) ku u vra 39 vjeçari Armando Baboçi alias Gjini dhe mbeti i plagosur djali i tij Erald Gjini. Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhane në qytetin e Durrësit, është bërë shkak për përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Gjykata e Tiranë vendosi masën "arrest me burg" për Enrik Tatazin i përfshirë në sherrin masiv në Durrës ku mbeti i vrarë Armando Baboçi.

Masa iu komunikua në spital ku po merr shërbim shëndetësor pasi është plagosur me plumb në bark.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazi. Ndërsa Argit Kastrioti dhe Endri Cimo alias Bengu u është caktuar masa 'detyrim paraqitje'.

Ndërsa është shpallur në kërkim për ngjarjen Florjan Daci, Enriko Gjini, vëllai i Armando Gjinit dhe Anxhelo Boçi, njeriu që i dorëzoi armën Dacit.

Tre personat, Enriko Gjini, Anxhelo Bocci dhe Daci kishin armë me vete.

Enrik Tatazi do t'i komunikohet masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është i plagosur me një plumb në bark.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, personat e përmendur më sipër vranë me armë 36 vjeçarin Armando Baboçi dhe plagosjes me armë të djalit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form