Wake Up/ Kontroll cilësisë së punimeve në ndërtim. Zgjidhja krijimi i Urdhrit të Inxhinierit

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 2

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ?Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit?, i cili ka si qëllim kontrollin dhe kolaudimin e ndërtesave të reja, projektligj i cili ende pa u miratuar po ngjall shumë debate.
Drafti i ri ashpërson edhe masat ndëshkuese për subjektet që do të shkelin ligjin në ndërtimet që do të marrin përsipër. Gjobat për ata që do të shkelin kuadrin ligjor do të jenë 1-3 milionë lekë sipas rastit, dhe jo më 50 mijë deri 2 milionë lekë sikurse e përmban ligji aktual.
Sipas inxhinierëve të ndërtimit qëllimi i ligjit është OK, por mënyra se si po kërkohet që të realizohet nuk është ajo që ata presin. Sipas tyre gjithçka do të duhet të ishte zgjidhur më së miri dhe në mënyrë përfundimtare me ngritjen e Urdhrit Profesional të Inxhinierit. "Që në hapat e parë pas tërmetit ishim ne inxhinierët që konstatuam se në masën 90% të problematikave të shfaqura gjatë tërmetit ka qenë mos zbatimi i protokolleve të cilësisë së ndërtimit. Jo për shkak të mos dijes por të mos zbatimit të shërbimeve inxhinierike në Shqipëri. Marrim përgjegjësinë e inxhinierëve në terren apo në projektimet e ndërtimit. Sot nuk ka shërbime inxhinierike të mbuluar nga siguracionet. Në Urdhrin e Inxhinierin thuhet tekstualisht se çdo profesionist duhet ta ketë siguruar firmën, pra që përgjegjësia të jetë e inxhinierit që e ka firmën të mbuluar me siguracion"- tha inxhinier Gëzim Beqaj.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form