Në fshatin Kullë të Sukthit, në Durrës, familja e Hajdar Tahirit po përballet me harresën e autoriteteve vendore, ndërsa dimri nuk është larg.
?Pasi ra tërmeti, shtëpia u prish. Në fillim e vlerësuan DS4. Pas një muaji e nxorën DS3. Në rregull ata e dinë. Unë nuk jam inxhinier, po të paktën të na japin atë që na takon. Është duke ardhur dimri. Këtu pikon, po sikur të na zërë brenda shtëpia?!?
E dëmtuar nga tërmeti, kjo familje nuk ka përfituar as bonus qiraje dhe as grantin e rikonstruksionit për riparimin e dëmeve, ndonëse kryefamiljari i saj pohon se ka aplikuar që në shkurt te ?Shtëpia ime?
?U bë gati 7-8 muaj që kam aplikuar, por asgjë. Jam interesuar disa herë dhe më kanë thënë kur të mblidhet këshilli bashkiak dhe muajt kalojnë. Pa punë, pa përkrahje, pas asistencë. Gocat janë në shkollë dhe duan lekë për transport.?
Në përpjekje për të shmangur probleme të tjera, siç janë gjarpërinjtë, Hajdari ka mbyllur me shkumë disa nga çarjet e thella në mur.
Një nga vajzat e familjes, Sabina, 19 vjeç, për pamundësi ekonomike nuk e vazhdoi dot shkollën dhe tani e ndihmuar nga shoqata e grave në Durrës po përpiqet të marrë një profesion.
?Nuk kemi ku të flemë se atje kemi frikë se na bie shtëpia në kokë dhe flejmë në një dhomë jashtë shtëpisë. Ka qenë shumë e vështirë për ne.?
Motra e saj, Zyliha është në vit të dytë në shkollë të mesme. Mëson jashtë. Jo vetëm shtëpia, por edhe shkolla e fshatit është dëmtuar nga tërmeti dhe ajo udhëton bashkë me nxënësit e tjerë drejt një fshati tjetër për të mësuar. Ëndërron të bëhet avokate.
?Po bëj detyrat. Jam në vit të dytë. E bëj në Rrushkull për shkak se shkolla jonë është prishur. Vjen autobuzi dhe shkojmë, por e vështirë se e bëjmë pasdite dhe vijmë vonë. Është e vështirë. Për shkak se na është prish dhe shtëpia nga tërmeti, mësoj në këto kushte. Po dua të mësoj që të bëj dhe unë diçka në jetë. Të ndihmoj prindërit e mi. Dua të bëhem avokate.?
Edhe familjet e vëllezërve të tij, tashmë jetojnë në një barake dhe pa asnjë mbështetje, pasi pallati në Kullë ku jetonin u shpall i pabanueshëm, për shembje.
Në të njëjtat kushte dhe pa asnjë mbështetje konkrete janë dhe familje të tjera rome në këtë fshat. Ndaj Zyliha shpreson që një ditë ta realizojë ëndrrën e saj e të bëhet avokate. Jo vetëm për të ndihmuar familjen e saj, por edhe familje të tjera në nevojë , që ashtu si ajo kërkojnë trajtim të barabartë dhe jo diskriminim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij in...