Komisioni i Ligjeve i ka i hapur sot rrugë hyrjes në fuqi të ligjit për pronat e shtetit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthimin e kësaj nisme ligjore. Ligji parashikon një mbrojtje të posaçme nga abuzimet të bregdetit shqiptar si një pasuri kombëtare që nuk mund të privatizohet nga askush. Me anë të këtij ligji synohet që hapësira e gjithë e bregut të detit që është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, nuk mund të tjetërsohet dhe kalon në pronësi të shtetit. Pas futjes në fuqi të ligjit, në bregun e detit nuk do të ketë më pronarë përveç shtetit, i cili mund të japë me qira prona, por nuk mund t?i privatizojë askush, pasi janë hapësira të patjetërsueshme. Kufiri i bregut do përcaktohet nga qeveria.