Prej orës 16:00 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. Këto takime janë bërë të përjavshme ku në fokus të të cilave janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Kryeministri përveçse merr mendimet dhe dëgjon problemet në qarqe të ndryshme të vendit, do të jap edhe porositë për drejtuesit që të maksimizojnë sa më shumë rezultate në zgjedhje që do të përkthehet në mandate.