Bashkimi Europian mund t?i ofrojnë ndihma të mëdha financiare Bjellorusisë në këmbim të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, demokratike dhe të ndershme.
Propozimi vjen nga presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë, të cilët kanë gati një projekt/paketë ndihme që do ta parashtrojnë gjatë kësaj jave në samitin e vendeve anëtare.
Paketa parashikon 1 miliard euro ndihmë për rindërtimin e vendit nën modelin e planit Marshall. Liderët e tre vendeve europiane propozojnë po ashtu një marrëveshje tregtare BE-Bjellorusi të favorshme për Minskun, lëvizje e lirë drejt vendeve europiane për qytetarët Bjellorusë dhe mbështetje për negociatat për pranimin e Bjellorusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Plani është bërë publik nga agjencia e lajmeve Reuters. Liderja në arrati e opozitës Sveltana Tsikanovskaja kërkoi nga BE, mbështetje për të rrëzuar regjimin e Lukashenkos në pushtet prej 26 vitesh.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/