Policia në Astir pas plagosjes me armë, “çuni problematik” në kërkim për një ngjarje në Durrës

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 5

#rtvora #rtvoranews

20-vjeçari, Aleksandër Mehmetaj, i shpallur në kërkim një ditë më parë, për plagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj në zonën e Astirit, ka qenë edhe më herët person në kërkim si i dyshuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në Durrës.

Ai njihej si një person shumë problematik dhe fshihej në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se me personin që ka plagosur ka patur probleme më herët, një konflikt verbal i ndodhur dy apo tre javëve më parë.

Ndërsa si shkak kryesor për degradimin e konfliktit kanë qenë pikërisht këto debate të dobëta. I riu e ka pritur poshtë pallatit për të shtënë në drejtim të tij pasditen e së dielës.

Edhe komshinjtë e marrë në pyetje nga grupi hetimor kanë deklaruar se 20-vjeçari është personazh mjaft problematik, ndërsa sipas tyre është edhe konsumues i lëndëve narkotike.

Ky shkak, sipas tyre, ka sjellë jo pak probleme në zonë.

Që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur kërkimi i tij dhe mesa duket policia e ka lokalizuar dhe po bën përpjekje për ta kapur.

Për plagosjen te Astiri janë shpallur në kërjim edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi, një 19 vjeçare dhe një 21 vjeçar që kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/cuni-problematik-autori-i-plagosjes-te-astiri-ne-kerkim-per-nje-ngjarje-ne-durres/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form